Kur “macja e zezë” të shfaqet tre herë para! Kalendari i pazakontë për Tiranën, 3 nga 4 ndeshje i ka me Teutën

Teuta ka qenë “mace e zezë” për Tiranën dhe një prej kundërshtarëve më të pakëndshëm pas Partizanit. Madje edhe në kohën e magjisë Egbo, Teuta ishte sërish ekipi që i la shije të hidhur bardhebluve. Në ditën e sotme, Tirana do të përballet me Teutën në orën 18:00 për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit do të ndeshen me Kastriotin për kampion.

Pas Kastriotit është sërish radha për t’u ndeshur me Teutën, këtë herë ndeshja vlen për Superioren. Kur ky 90 minutash të ketë mbaruar, disa ditë më vonë Tirana do të udhëtojë sërish në transfertë për t’u ndëshur me Teutën, atje ku do të luhet gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë. Nëse një dorë është vendosur te titulli kampion, më shumë sesa derbi me Partizanin, Tirana do t’i vendos të dyja duart te titulli nëse i shmanget “maces së zezë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *