“Kur ma tha Reja, i kujtova vetes që jam 19-vjeç”! Armando Broja: Mungoi vetëm fati, dy-tre raste i humba unë

Sa shumë raste që Shqipëria ka shpërdoruar ndaj Kazakistanit! Në një ndeshje që pritej mes interesit dhe dyshimeve për shkakun e përfshirjes së shumë emrave të rinjë nga minuta e parë, kuqezinjtë nuk kanë bindur me lojën e tyre në pjesën sulmuese.

Rei Manaj ka qenë tërësisht jashtë protagonizmit të takimit, duke bërë një nga ndeshjet më të dobëta me Kombëtaren. Armando Broja ka qenë në të paktën dy raste pranë golit të parë, por fillimisht me një parabël të hequr në metrat e fundit dhe më pas me një gabim në koordinim pas gafës së madhe në mbrojtje të Kazakistanit, do të shpërdoronte mundësitë e krijuara.

Në minutat e fundit Reja zgjodhi që të fus Taulant Seferin në vendin e Rei Manajt. Kishte vend edhe për një rast flagrant të Seferit që pas pasimit të marrë nga Armando Broja me elegancë, do të bënte më të lehtën duke goditur qendrore dhe portieri i Kazakistanit e mbajti portën e paprekur. Padyshim që ky ishte rezultati i padëshiruar duke e mbyllur ndeshjen 0-0 ndaj një kundërshtari që duhej të kishim fituar. Më poshtë do të ndiqni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Kallaku: “Jam shumë i lumtur që debutova me Kombëtaren. Sigurisht që do të doja që të kishim fituar, por nuk kemi mundur. Por ne kemi bërë një lojë të mirë, vetëm se nuk kemi arritur të shënojmë. Më vjen keq që nuk shkoi në gol ajo parabola e Brojës. Ndonjëherë duhet edhe fati me vete, nuk e kishim sot. Kërkova që të luaj më thjeshtë sot pasi isha në debutim, por do të vijmë duke u përmirësuar”.

Gjimshiti: “Kemi bërë një ndeshje të mirë. E them kështu pasi kishim shumë raste, që ndeshje të tjera nuk i kemi pasur. Sigurisht që kemi lënë dy pikë. Ne nuk na mungoi zjarri, jemi futur në shumë duele të rrezikshme për të fituar topin. Nuk na ka munguar zjarri, vetëm na ka munguar goli se rastet ishin aty”.

Broja: “Sot kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar shumë raste. Ajo që na ka munguar sot ishte vetëm fati. Ne nuk kemi pasur fare fat, dy-tre raste për gol i kisha unë. Kështu është futbolli, fitohet edhe vetëm me një rast. Ne kemi mbajtur mirë gjithë ndeshjen. Ata nuk kanë pasur asnjë rast pasi mbrojtja jonë i mbajti mirë. Vetëm se nuk na ka dalë goli. Kur trajneri më tha që do të futesh ti në fushë, u ndieva shumë i emocionuar dhe i thashë vetes: “Je vetëm 19 vjeç, tani me Kombëtaren”. E kisha mendjen vetëm për të fituar dhe shpresojmë se do ta rregullojmë problemin e shënimit të golave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online