Milani nuk e nisi siç pritej sezonin e ri. Kuqezinjtë fituan vetëm një ndeshje në katër javët e para në Serie A dhe u mundën gjithashtu në fillim të Champions League nga Liverpool në shtëpi 1-3. Është e qartë se ka një konflikt mes administratës dhe pjesës sportive të klubit dhe kjo më së miri u pa në deklaratën e Zvonimir Boban, i cili deklaroi se nuk e ka të qartë rolin e Zlatan Ibrahimoviçit në klub.
“Zlatan është një gjeni dhe unë do t’i jem mirënjohës për pjesën tjetër të jetës sime, sepse nga dashuria për Milanin ai pranoi të kthehej dhe kështu ndryshoi historinë e fundit të klubit. Por tani nuk e kam të qartë se çfarë bën ai në Milano dhe cilat janë detyrat e tij që ta vlerësoj”, tha Boban
Suedezi, dukshëm i prekur, u kundërpërgjigj ashpër ndaj Bobanit, i cili dikur ishte në drejtimin e klubit. “Edhe Boban nuk e di cili është roli im. Tani do të shpjegoj. Roli im është i thjeshtë, përfshin shumë biseda. Unë jam në krye, unë jam shefi dhe të gjithë punojnë për mua. Unë kam munguar për arsye personale. Nuk e nisëm ashtu siç doja, por do t’i arrijmë qëllimet tona me durim. Kur luani largohet, kotelet vijnë, kur luani kthehet, kotelet largohen” ka thënë Ibrahimovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/