Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, i ka thurur elozhe kapitenit të tij, Lionel Mesi, duke thënë se ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe se kur argjentinasi flet, e gjithë pjesa tjetër e skuadrës ndjek hapat e tij:
“Gjithmonë kur kapiteni ynë thotë diçka, ne ndjekim hapat e tij. Leo ka fituar titullin kampion në Spanjë 10 herë në 15 vitet e fundit dhe kur e pashë të ngrinte trofeun, isha shumë i lumtur. Kjo gjë na motivoi të gjithëve. Nëse ai është i lumtur të fitojë trofe, ne jemi aty për të fituar çdo ndeshje për të.
Të kesh mundësinë të ndjekësh lojtarin më të mirë në botë, të jep shumë besim në vetvete. Liga e Kampionëve? Leo e ka fituar katër herë, prandaj mendoj se ai nuk do të ketë aspak presion”, përfundoi Rakitiç.