Jasir Asani është basti i parë i fituar i Silvinjos te Shqipëria. Ky lojtar ka shkëlqyer në dy takimet e para me Shqipërinë. Ndaj Polonisë në transfertë ishte lojtari i ndeshjes, ndërsa me Moldavinë realizoi një super gol.
Pavarësisht se Asani ishte këtu prej kohësh, duhej një trajner si Silvinjo t’i besonte. Asokohe Jasiri e dinte shkëlqimin që do të bënte te Kombëtarja, teksa ironizonte Rejën për mungesën e ftesës. /Sport Ekspres/