Humbën me Shqipërinë, trajneri i Moldavisë beson se do të befasojnë Poloninë: Kështu na thatë edhe për Çekinë…

Moldavia e bëri surprizën e parë duke barazuar në shtëpi me Çekinë. Për fat të mirë, Shqipëria fitoi me këtë Kombëtare në Air Albania me shifrat 2-0. Tani Moldavia pret në shtëpi Poloninë dhe të gjitha biletat janë shitur. Trajneri i moldavëve, Kleshenko, beson te rezultati pozitiv.

“Para së gjithash, duhet të mbështetemi në aftësinë tonë. Ndoshta të gjithë na konsiderojnë të dobët përballë Polonisë, por edhe me Çekinë, pak njerëz na dhanë mundësinë për të arritur një rezultat pozitiv. Megjithatë, ne ia dolëm. Fati, natyrisht, është i nevojshëm, por fati duhet të fitohet me punën tuaj”, tha Kleshenko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online