“Kur ika unë Kastrioti mori 8 humbje dhe 2 barazime në 10 ndeshje”! Çela flet pas fitores: Te Kukësi duhet të ngrenë kokën lartë, ne na mban gjallë shpresa

Kukësi e ka pësuar keq në ditën e sotme. Verilindorët vazhdojnë që të jenë në zonën e ftohtë. Nga ana tjetër krutanët nuk dorëzohen dhe kërkojnë që të mbijetojnë në Superiore, pavarësisht se ky mision duket i pamundur. Goli i Santiago Selmanit në minutën e 25 vendosi fitoren e këtij takimi për Kastriotin në shifrat 1-0. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Cela: “Dua të përgëzoj Hallacin, është miku im dhe ka bërë punë të mirë. Te Kukësi duhet të ngrenë kokën dhe të vazhdojnë kështu. Ne kemi kaluar një traumë pas ndeshjes të fundit. Sot fola më shumë psikologjikisht me ekipin sesa për anë taktike. Jam i lumtur për çunat, duhet të kuptojnë sa vlejnë dhe të kenë besim te vetja. Shpresa na mban gjallë, duhet të besojmë. Ne e nisëm mirë punën, nuk e di se çfarë ndodhi dhe unë u largova. Pastaj kur ika unë Kastrioti ka luajtur 10 ndeshje, ka marrë 8 humbje dhe 2 barazime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online