“Kur hamë bukë ne bëjmë thërrime”, Nevil Dede: Përse nuk themi sa mirë luajtën talentet te Kombëtarja?

Kombëtarja e Shqipërisë po mban mbi shpatulla edhe presionin mediatik që ka nisur menjëherë pas dështimit me Lituaninë. Kuqezinjtë dështuan duke humbur në shifrat 0-1, ndërsa menjëherë pas saj ka mbërritur edhe barazimi pa gola me Kazakistanim.

I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Nees”, Nevil Dede ka kërkuar që situata të shihet në këndvështrimin pozitiv duke veçuar paraqitjet bindëse të talenteve si Kumbulla, Broja dhe Kallaku. Mes të tjerash Dede nuk qëndron pa përmendur edhe presionin mediatik mbi Kombëtaren.

“Unë marr shkas edhe në analizën time, shoh që kushdo nga ne, ndikohet nga mediat, presioni i shtypit dhe mundohemi të justifikojmë Brojën, Kumbullën, Bullarin, Muçin, Kallakun. E di pse e them? Sepse mundohemi t’i justifikojmë, pasi mediat po na bëjnë presion. Presioni është aq i madh dhe ne të gjithë kemi rënë në presion. Kemi dalë 0-0 me Kazakistanin dhe themi që ishte dështim. Të gjithë themi sa mirë bëri Kallaku, Kumbulla. Në komunitetin tonë, të gjithë mendojnë: Ore, ku po shkojmë? Unë gjykoj se po ecim mirë.

Do të bënim sot një diskutim komplet tjetër nëse do të fitonim. Ne shqiptarët, kemi një shprehje: “Kur hamë bukë, bëjmë thërrime”. Nuk duhet gjykuar gjithmonë ai që është lart. Pse nuk themi që sa mirë bënë këta djem të rinj? Këto duhet të themi ne. Nëse ne shohim që kemi Ismajgecin, Dokën, Muçin, duhet të ngrohemi dhe të themi se kemi shumë perspektivë. Ndoshta Dokën e fut ndeshjen e radhës”, tha Dede. /Sport Ekspers/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online