Kur futbolli i lë vendin supersticionit! U përfol se i ka bërë magji Mbapesë, Pogba pranon se ka kontaktuar me një magjistar

Pol Pogba ka marrë një vëmendje të gjerë mediatike, por jo për sa i përket futbollit. Vëllai i tij, Matiasi, e ka sulmuar rëndë mediatikisht, duke nxjerrë një anë të errët të tij. Mes tyre është ngritur një çështje rrëm.bimi dhe shantazhi financiar, që i ka çuar palët në prokurori. Por midis dy vëllezërve është përfshirë edhe Mbape.

Është përfolur shumë se mesfushor i Juventusit ka kontaktuar me një magjistar për t’i bërë magji sulmuesit të PSG-së. Një histori e çuditshme, që mohohet nga vetë Pogba. Ky i fundit ka pranuar se ka rënë në kontatk me një magjistar afrikan, por Mbape qendron jashtë kësaj çështjeje. Pogba tregon se magjistari i tij është një “Marabout”, një lloj shenjtori në Afrikë që mbron të vjelat, dhe është ftuar prej tij për të qenë pjesëmarrës në një shoqatë humanitare që kryen aktivitetin e saj në Afrikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online