“Kur e shikon pyet veten, a është ky Lukaku që ishte te Chelsea?”! Ndryshimi i fizikut dhe mbipesha e belgut, habiten edhe në Spanjë

0

Romelu Lukaku duket se ka rigjetur formën optimale pas rikthimit tek Inter. Sulmuesi belg është në një formë fantastike, çka tregon kiminë që ky lojtar ka me këtë skuadër. Gazeta spanjolle “AS” ka shkruar një artikull për Lukakun duke deklaruar se ka një ndryshim të madh mes Chelseat dhe Interit.

“Kur e shikon Lukakun për herë te parë pas kohës tek Chelsea, pyet njëherë veten:  A është i njëjti lojtar ky? Rom është në shumë formë dhe asnjë kile mbi peshë. Nuk e kishim parë kurrë tek Chelsea. Sulmuesi është kthyer në vendin magjik nga ku nuk duhet të ishte larguar kurrë. Për momentin imazhet e dala në media për sulmuesin janë fantastike”- shkruhet ndër të tjera në editorialin e “AS”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.