Beppe Marotta tregon arsyen se pse janë surprizuar nga lojtari i Shqipërisë: Më shumë sesa për potencialin që tregoi…

Beppe Marotta ka dhënë një prononcim të shkurtër sa i përket Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar i ka bindur në fare pak kohë drejtuesit e Interit dhe njëkohësisht trajnerin Inzagi. Madje në mediat italiane po raportohet se lojtari i Kombëtares pritet të jetë titullar te zikaltërit dhe të mos lihet vetëm si zëvendësues i Brozovic.

“Kristjan Asllani na ka bërë përshtypje shumë të mirë. Më shumë sesa për potencialin që ka treguar, na ka bërë përshtypje për qëndrimin e tij, dëshirën e madhe që ka për të mësuar dhe edukimin e mirë”, u shpreh Marotta për gazetarin Fabrizio Biasin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online