“Kur do topi, jo Lukaku”! Sulmuesi i Interit realizon “pa dashje”, ngrihen të gjithë në këmbë për golin e Perisic

Interi ka fituar ndeshjen e fundit të Serisë A duke poshtëruar Udinezen në shifrat 5-1. Zikaltërit e hapën festivalin e golave me Ashley Young dhe Eriksen, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0. Lautaro Martinez trefishoi rezultatin nga pika e bardhë, ndërsa më pas do të zëvendësohej për t’i lënë vendin Lukakut. Në golin e katërt të Interit janë ngritur të gjithë pjesëtarët e stolit në këmbë, teksa Perisic realizoi në mënyrën e tij të preferuar duke gjetur cepin e rrjetës. Për të kaluar te goli i fundit që është vërtet interesant.

Lukaku transformohet në “bishën” e vërtetë duke marrë i vetëm topin nga mesfusha. Në momentin që shërbehet dhe gjendet i vetëm përballë portierit, sulmuesi del huq. Në vazhdim të aksionit është Sanchez që tenton kryeveprën nga distanca dhe topi pasi përplaset në traversë gjen trupin e Lukakut, për të kaluar vijën. Tërësisht i surprizuar në këtë moment për mënyrën sesi është shënuar, Lukaku nis festën. “Topi hyn në portë kur dëshiron vetë e jo kur do Lukaku”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online