“Kur do filloni të bëni abonimet“? Lotito u kërkon llogari tifozëve: Roma shkoi 36 mijë, ne jemi ende 8500

Tifozë të shumtë kanë qenë të pranishëm në ambientet e qendrës stërvitore të Lacios. Presidenti i bardhekaltërve i është përgjigjur pyetjeve të tyre, por nga ana tjetër u ka kërkuar llogari për abonimet sezonale. Sipas asaj që raporton “Il Messaggero“, Lotito u ka kujtuar tifozëve faktin se Roma tani ka grumbulluar 36 mijë abonime, ndërsa Lacio vetëm 8,500 të tilla.

“Ne ndërtuam një Lacio të shkëlqyer, tani varet nga ju të gjithë për pjesën tjetër. Kur do të filloni të blini abonimet për biletat? Roma ka shkuar në 36,000 dhe ne jemi në 8,500 (abonime)”, ka thënë Klaudio Lotito./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online