“E këshillova, por nuk më dëgjon“/ Ish-trajneri tregon propozimin për Allegrin: I rekomandova Asllanin

Giovanni Galeone ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport“-in, ku ka treguar edhe këshillat që i ka dhënë Allegrit për merkaton. Ish-trajneri italian tregon se në listën e sugjeruar prej tij përfshihej edhe Kristjan Asllani. Por ky transferim nuk u krye, teksa mesfushori shqipat u ble nga Interi.

“A e kam këshilluar Allegrin? Po, por ai nuk më dëgjon. I kisha rekomanduar tre lojtarë: Koulibaly-në, Asllanin, Milinkoviç Saviçin. Njëri ishte shumë i shtrenjtë, tjetrin e mori Interi, të tretin nuk e di. Në realitet, as nuk e di se sa fjalë ka Allegri në këtë çështje kur bëhet fjalë për merkato. Duhet ta ketë, sepse në fund faji do të bjerë gjithmonë mbi të”, ka thënë Giovanni Galeone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online