Ermal Kuqo, ish-basketbollisti i famshëm shqiptar i cili tashmë është transferuar në Amerikë, ku punon si konsulent për zbuluesit e talenteve, nuk mund të mos reagonte pas humbjes së turpshme të Shqipërisë në basketboll për meshkuj kundër Holandës, që solli edhe largimin e trajnerit Kostandinidhes. Ky i fundit lëshoi akuza të rënda ndaj Federatës Shqiptare të Basketbollit, duke e quajtur basketbollin shqiptar si totalisht amator dhe pa pikë organizimi e serioziteti.
Ndërkaq, Kuqo në Instagram ka postuar një mesazh therës për Federatën: “Bravo FSHB, edhe pak dhe ia arritët qëllimit! Tani bëni një xhiro nga Valbona, merrini edhe zarat që ju vijnë nga mbrapa, hani nga një paçe!
Më shani pak mua, pastaj edhe çunat, shani pak trajnerin…
Çudia më e madhe tre ditë zgjat… edhe nga një gotë verë me paçen dhe në rregull jeni”.