Kuqezinjtë i shkuan pranë rezultatit historik, Pedri paralajmëron për ndeshjen me Islandën: Do jetë e vështirë si me Shqipërinë

Spanja luan nesër mbrëma miqësoren e fundit për këtë muaj. Pas ndeshjes me Shqipërinë, iberikët do të testojnë forcat e tyre me Islandën. Kuqezinjtë nuk ia bënë aspak të lehtë ekipit të Enrikes, duke i shkuar fare pranë edhe nje rezultati historik për ne.

Spanjollët shkojnë nga jugu në veri, ku kthehen pas shumë vitesh të luajnë në Korunja. Në konferencën e dhënë për mediat, Pedri është shprehur se pret të njëjtën atmosferë si në Barcelonë, si dhe shton se ndaj Isalndës do të jetë po aq e vështirë sa ndaj Shqipërisë.

“Atmosfera në Riazor? Pres të njëjtën gjë sin ë Barcelonë, sepse Kombëtarja nuk ka ardhur këtu prej një kohe të gjatë. Pres një ndeshje po aq të vështirë sa ajo kundër Shqipërisë dhe duhet të japim më të mirën nga vetja jonë”, ka thënë Pedri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *