Kuqezinjtë e vegjël mposhtin Malin e Zi, vendos goli i Maksutit

Shqipëria U15 ka arritur një fitore në ndeshjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme. Kuqezinjtë e vegjël triumfuan në miqësoren përballë moshatarëve malazezë, e zhvilluar në Podgoricë në orën 11:00.

Djemtë e Eqerem Memushajt fituan me rezultatin 0-1, ndërsa goli i fitores u shënuar nga Eraldo Maksuti. Lojtari shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i dhuruar një fitore ekipit të tij.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi përballë malazezëve, pas fitores 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shkodër me datë 22 nëntor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *