Kuqezinjtë e Alban Bushit pasurohet me 2 lojtarë të Superiores, Bylisi njofton emrat e futbollistëve

Alban Bushi ka bërë publike ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja U-21, ku viheshin re pafund prurje nga Superiorja. Por duket se emrave nga elita e Shqipërisë do i shtohen edhe 2 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për 2 lojtarë që mbajnë veshur fanellën e Bylisit.

Është vetë klubi mallakastriot ai që njofton përmes faqes zyrtare se Serxhio Ujka dhe Andi Hadroj do t’i bashkohen kuqezinjve të Bushit. Të dy futbollistët nuk bënin pjesë në listën e publikuar ditën e djeshme, por ndoshta rasti pozitiv me Covid-19 me lojtarin Apolonisë ka bërë që trajneri i Shpresave të afrojë dy emra të rinj, që këtë sezon kanë bërë mirë me Bylisin. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Bylisit:

Serxhio Ujka dhe Andi Hadroi grumbullohen nga Shpresa U-21

Dy nga lojtaret e talentuar te skuadrës sone, anesori i djathte Andi Hadroji dhe mesfushori i qendres Serxhio Ujka grumbullohen nga ekipi Shpresa U-21!

I urojme suksese Hadrojit dhe Ujkes ne kete eksperience me fanelen kuqezi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online