“Do bëheshim kampionë bote“, Altin Lala kërkon bashkimin me Kosovën: Jam për një Kombëtare

Legjenda shqiptare Altin Lala ka folur ditën e sotme për futbollin shqiptar dhe kombëtaren shqiptare në një intervistë për “Ich bin Albaner”. Ish mesfushori i përfaqësues tonë ka deklaruar se do të ishte mjaft i lumtur nëse një ditë Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në një fanellë të vetme, pasi për momentin me krijimin e përfaqësues së Kosovës, ardhja e lojtarëve dardanë është më e vështirë. Altin Lala nuk ngurron dhe të shfrenojë fantazinë, teksa ndër të tjera ka thënë se nëse krijohet vetëm një Kombëtare, ajo do të bëhet kampion bote.

“Unë jam për një Kombëtare dhe e them për shumë arsye. Kosova ka ecur shumë dhe më ka surprizuar me lojën që bën. Sikur të ishim bashkë gjërat do të ishin ndryshe. Mendoj se nëse lojtarët që janë te Kosova të bëheshin bashkë me këta të Shqipërisë, them se do bëheshim kampion bote.”- deklaroi Altin Lala./Elio Hajdari-Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online