Kuq e zi/ Goran Pandev del sërish kundër presidentit shqiptar të Federatës në Maqedoni, ndryshuan ngjyrat e fanellës

Maqedonia e Veriut do të luajë për herë të parë në Europian dhe kjo arritje është bërë në kohën kur Federata e Futbollit në këtë vend drejtohet nga një shqiptar, Muhamed Sejdini. Me këtë president ka pasur shpeshherë përplasje edhe figura e njohur e kësaj përfaqësuese Goran Pandev.

Ky i fundit shpërtheu ndaj Sejdinit duke u shprehur se nuk i do të mirën Maqedonisë së Veriut përpara shqiptarëve. Si shembull solli ndeshjen kundër Kosovës: “Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar”.

Këtë herë janë ndërruar ngjyrat e fanellës për Maqedoninë e Veriut duke zgjedhur fanellën e kuqe dhe atë të zezë. Por kjo humbet disi nga identiteti i këtij vendi teksa nuk duket askund ngjyra e verdhë. Për këtë arsye Goran Pandev ka pozuar sërish me fanellën e vjetër të Maqedonisë duke i dalë kundër vendimit të marrë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *