“Kupën duhet ta mbrojmë se jemi fituesit”! Trajneri i Egnatias: Kishim luks në kampionat! Tani do të shtrëngojmë rripat edhe aty se u afrua Vllaznia

Egnatia ka arritur që të fitojë kundër Laçit dhe të kalojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht momentit jo të mirë në kampionat, Egnatia ka arritur që t’ia dalë për të shkuar larg edhe në Kupë.

Pas fitores në ndeshjen e parë, Egnatia ka fituar edhe në takimin e kthimit, këtë herë në shifrat 3-1. Dy golat e Montenegros në minutën e 19 dhe të 50, së bashku me penalltinë e kthyer në gol nga Aleksi në minutën e 37, e zhvlerësuan golin e Myrtës në të 61. Kështu Egnatia ka arritur që të kalojë në gjysmëfinale. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Tetova: “Sot kemi dominuar totalisht në pjesën e parë me raste të humbura dhe dy gola të shënuara. Më shqetëson vetëm fakti që pasi shënojmë, ekipi kthehet pak në mbrojtje. Kjo ndodh vetë, jo me urdhërin tim. Kupën duhet ta mbrojmë pasi jemi fituesit, kemi pasur shumë përqendrim te Kupa. Në kampionat kemi pasur luksin të bëjmë disa ndërrime, por tani që Vllaznia është afruar, do të shtrëngojmë rripat edhe aty”.

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online