Kupa/ Pa surpriza, favoritët bëjnë detyrën dhe disa çifte mbyllen që sot

Pa surpriza, Kupa e Shqipërisë konfirmon se vetëm pak skuadra kanë ambicie dhe janë realisht të interesuara për të shkuar më tej. Kukësi, Flamurtari e Laçi kanë marrë rrugën për në çerekfinale, me fitoret bindëse jashtë fushe, ndërsa në ndeshjet e tjera pati me shume ekuilibër, edhe për impenjimin jo maksimal të skuadrave.

Skënderbeu ka fituar në Lezhë duke luajtur me rezervat, Bylisi ka mundur 2-1 Luftëtarin, me sfidën që mbetet e hapur për në kthim, ashtu si Kamza-Teuta, që përfundoi në barazim në Kamzë dhe skuadra e kualifikuar do të vendoset në Durrës.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

Grupi A

E mërkurë, 29 nëntor

Besëlidhja – Skënderbeu    0-1
Shënues: Kelmendi 27’

Erzeni- Kukësi                     1-4
Shënues: Goxha 86’/ Guri 7’, 16’, Koldashi 51’, Peposhi 88?

Kamza- Teuta                     1-1
Shënues: Rezi 1’ / Latif 32’

*Tirana – Vllaznia 18:00

Grupi B

E mërkurë, më 29 nëntor
Bylis – Luftëtari                  2-1
Shënues: Kolgega 15’, Murataj 22’ / Ramadani 85’

Lushnja – Laçi                    1-3
Shënues: Pepa 69’ / Xhixha 26’ , 30’, Bushi 67’

Turbina – Flamurtari           1-6
Shënues: Dollani 60’ / Liçaj 17’ (pen.), Kamara 30’, Tungara 40’, 85′, Hyseni 73’, Hoxhaj 80’ (pen.)

E enjte, 30 nëntor

Pogradeci – Partizani (14.00)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *