Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, zbuloni si ndahen vazot për shortin

Janë mbyllur ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni.

Egnatia, Partizani, Tirana, Erzeni, Laçi, Kukësi, Teuta e Vllaznia janë tetë ekipet që do të vazhdojnë garën për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Të gjitha ndeshjet u luajtën ditën e sotme. Kryesuesit e “Abissnet Superiore” Egnatia triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Lushnjes. Rrogozhinasit shënuan nga një gol për çdo pjesë duke kaluar në çerekfinale.

Partizani mundi 3-1 Apoloninë në një sfidë aspak të lehtë për të kuqtë. Fierakët morën të parët avantazhin por më pas Partizani ktheu rezultatin dhe shënoi tre gola.

Tirana nuk e vendosi asak në dyshim kualifikimin pasi fitoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Korabit. Bardheblutë në pjesën e parë realizuan dy gola dhe në fraksionin e dytë shënuan edhe golin e tretë për të vulosur kualifikimin në raundin tjetër.

Në duelin mes dy skuadrave të “Abissnet Superiore” Laçi – Dinamo City, avancoi në çerekfinale skuadra e Laçit, pasi fitoi me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në fraksionin e dytë.

Ndeshja Kukësi – AF  Elbasani ishte e luftuar deri në minutat e fundit aty ku kuksianët siguruan biletën për në çerekfinale. Kukësi fitoi 1-0 dhe goli i kualifikimit u realizua në minutën e 90-të.

Në çerekfinale kaloi edhe skuadra e Erzenit. Shijakasit triumfuan 2-1 ndaj Bylisit, në një sfidë që nisi mjaft mirë për Erzenin, pasi shënuan dy gola në pjesën e parë. Por në fraksionin e dytë në minutën e 75-të skuadra e Bylisit shkurtoi rezultatin dhe rihapi takimin.  Megjithatë në fund festuan shijakasit.

Në orën 17:00 u luajtën edhe dy ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ave.

Vllaznia nuk e vendosi aspak në diskutim kualifikimin, pasi triumfoi 4-0 ndaj Flamurtarit. Shkodranët realizuan tre gola që në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe golin e katërt për të vulosur fitoren spektakolare.

Në sfidën tjetër, Teuta siguroi një biletë për në çerekfinale pasi mundi Skënderbeun 2-0. Durrsakët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe golat i realizuan në fraksionin e dytë.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online