Kupa e Shqipërisë për moshat/ Zbulohen çerekfinalistët e parë

Janë zhvilluar këtë të premte ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Ndeshjet hapëse të edicionit të shtatë të këtij kompeticioni ishin përballjet e grupmoshës U-17, Brians – Besa dhe Vllaznia – Pepa, nga të cilat dolën edhe dy çerekfinalistet e para të këtij edicioni.

Briansi fitoi me rezultatin e thellë 6-2 Besën, me lezhianët të cilët ishin më dominues në lojë, duke siguruar kështu biletën për në fazën tjetër. Ndërkaq, nga ana tjetër Vllaznia mundi Pepën nga 11-metërshat, në një ndeshje mjaft të fortë që u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Në fund, ishin shkodranët ata të cilët buzëqeshën pasi u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive.

Sakaq, në ndeshjet e tjera të skuadrave U-19, Besa kaloi në çerekfinale, pasi mundi Shkodrën me rezultatin 3-7, ndërsa ekipi i dytë që siguroi biletën për në fazën tjetër është Bylis që fitoi ndaj Vllaznisë me penallti 4-3, pasi koha e rregullt u mbyll me barazimin 1-1.

Ditën e shtunë do të luhen edhe katër ndeshje e radhës, ku Shënkolli U-17 do të ketë përballë Football Republic U-17 ndërsa KF Shkodra U-17 do të luajë ndaj Apolonisë U-17. Në grupmoshën U-19, Internacional Tirana do të përballet me Teutën, ndërsa Shënkolli luan ndaj Football Republic.

Turi i parë U-17:

08.01.2022 / Ora: 10:00 Shënkolli – Football Republic

08.01.2022 / Ora: 10:00 KF Shkodra – FK Apolonia

Turi i parë U-19:

08.01.2022 / Ora: 12:00 FC Internacional Tirana – KF Teuta

08.01.2022 / Ora: 12:00 Shënkolli – Football Republic

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online