Me ndeshjet e luajtura sot janë përcaktuar tashmë edhe 16 skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19. Në ndeshjet e grup-moshës U-17, Durrësi 04 siguroi kalimin për në tetëshe, pasi mundi me rezultatin 3-0 Shkëndijën e Tiranës, ndërsa sfida tjetër Akademia e Futbollit – Teuta u mbyll në barazim 1-1. U deshën gjuajtjet nga penalltitë për të shpallur fituesin, me ekipin durrsak që triumfoi 5-3 dhe kaloi në turin tjetër.
Në grup-moshën U-19, Shkëndija e Tiranës u kualifikua pasi mundi me rezultatin 4-0 Apoloninë e Fierit, kurse sfida tjetër Akademia e Futbollit-Butrinti nuk u zhvillua, pasi ekipi i Butrinti nuk u paraqit. Kësisoj, ndeshja u fitua në tavolinë nga Akademia e Futbollit që kalon në turin tjetër.
Kupa e Shqipërisë U-17
Shkëndija Tiranë – Durrësi 04 0-3
Akademia Futbollit – Teuta 1-1 (3-5 me penallti)
Kupa e Shqipërisë U-19
Shkëndija Tiranë – Apolonia 4-0
Akademia Futbollit – Butrinti (nuk u paraqit Butrinti)
Sakaq, me përfundimin e të gjitha sfidave Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë edhe kalendarin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19, sipas skemës së paracaktuar tashmë të këtij turneu. Mbeten ende për t’u përcaktuar datat dhe oraret e sfidave që do t’u hapin rrugën edhe ekipeve gjysmëfinaliste për të dyja grup-moshat.
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-17
Durrësi 04 – Tirana
Internacional- Vllaznia
Apolonia- Brians
Football Republic -Teuta
ÇEREKFINALET / KUPA E SHQIPËRISË U-19
Partizani- Akademia e Futbollit
Bylis – Internacional
Tirana – Shkëndija Tiranë
Football Republic – Besa