Kupa e Shqipërisë vijon rrugëtimin dhe sot luhen gjashtë përballjet e tjera të turit të dytë. Janë disa sfidat interesante, por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është përballja mes Tiranës dhe Flamurtarit në stadiumin “Selman Stërmasi”. E ndarë veçmas, teksa do luhet prej orës 17:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Supersport.
Teuta shkon në Lushnjë dhe duket një takim i lehtë, kurse Bylisi dhe Vllaznia që kryesojnë në grupet respektive në Kategorinë e Parë do të mundohen t’i bëjnë rezistencë Laçit dhe Vllaznisë. Edhe për Kukësin është rezervuar një ndeshje e lehtë në letër.
Verilindorët do të përballen me Apoloninë në Fier. Në Rrogozhinë Egnatia vendase sfidon Luftëtarin plot halle në Superiore. Këto pesë sfida do të zhvillohen prej orës 14:00.
Kupa e Shqipërisë-Turi i Dytë
GRUPI A
Datë 22 janar 2019
Besëlidhja-Skënderbeu 1-2
Kastrioti-Partizani 2-4
Datë 23 janar 2019
Egnatia-Luftëtari 14:00
Vllaznia-Kamza 14:00
GRUPI B
Datë 23 janar 2019
Apolonia-Kukësi 14:00
Bylis-Laçi 14:00
Lushnja-Teuta 14:00
Tirana-Flamurtari 17:00