Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë, ku spektakli dhe golat kanë qenë protagonistë. Në total janë shënuar plot 25 gola, ndërsa disa skuadra kanë dhuruar fitore me shifra të thella.
Vëmendjen kryesore e mori Pogradeci, që mposhti me rezultatin e thellë 5-1 Kukësin. Një debutim ëndrrash për trajnerin Dritan Mehmeti në stolin e liqenorëve. Chinëendu ishte heroi i takimit me tre gola, në minutat 2, 54 dhe 66, ndërsa Kambato dhe Preknicaj plotësuan suksesin. Për Kukësin realizoi Korçari.
Spektakël edhe nga Iliria, që shkatërroi Luftëtarin me rezultatin 5-0. Koshie realizoi dy herë, ndërsa Çuçka dhe Adeniyi kontribuuan në suksesin e thellë. Fitore bindëse regjistroi edhe Flamurtari, që mposhti Butrintin 6-1. Lushaj ishte ndër protagonistët kryesorë me një dygolësh, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Gjata, Kemeth, Berisha dhe Ramani. Për miqtë shënoi Culli.
Ndërkohë, Besa triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me Danajn, Prengajn, Oliveirën dhe Zekollin që gjetën rrugën e rrjetës. Reçi realizoi golin e vetëm për Korabin. ë dy takimet e tjera, Kastrioti mposhti 1-0 Eagle Football falë golit të Sulajt, ndërsa Bylisi fitoi 2-0 ndaj Besëlidhjes me realizimet e Oforit dhe Pedro Vierës. Një ditë e mbushur me gola dhe rezultate të thella në Kupën e Shqipërisë, ku Pogradeci, Iliria dhe Flamurtari ishin skuadrat që spikatën më shumë. /Sport Ekspres/
Kastrioti 1-0 Eagle Football (Sulaj 16′)
Besa 4-1 Korabi (Danaj 38′, Prengaj 44′, Oliveira 48′, Zekolli 79’/ Reçi 72′)
Iliria 5-0 Luftëtari (Koshie 3′, 38′, Çuçka 70′, Adeniyi 77′)
Pogradeci 5-1 Kukësi (Chinwendu 2′, 54′, 66′, Kambato 37′, Preknicaj 83′ / Korçari 43′)
Flamurtari 6-1 Butrinti (Gjata 9′, Lushaj 68′, 78′, Kemeth 74′, Berisha 83′, Ramani 87’/ Culli 85′)
Bylis 2-0 Besëlidhja (Ofori 4′, Pedro Viera 88′)