Turi i tretë i Kupës së Italisë sapo është mbyllur (ndeshje me eliminim direkt). Humbjet e Parmës, Frozinones dhe Empolit kanë qenë më të pabesueshmet! Sakaq, vazhdon përralla e Sudtirolit.
Në fushë kanë zbritur skuadrat e Serisë A, B dhe C. Sudtirol është ajo që vijon të shkruajë faqe të bukura, pasi sonte ka eliminuar Frozinonen me rezultatin 0-2 jashtë fushe.
Manita e Sasuolos dhe Kevin Princ Boateng dhe Berardin protagonistë ndaj Ternanës, teksa eliminohet Empoli i Veselit (shqiptari qëndroi në stol për 90’), përballë Çitadelës, që fitoi me tre gola dhe e mbylli me dhjetë vetë.
Mes surprizave, edhe eliminimi i Parmës, që përshëndet trofeun pasi u mund nga Piza në shtëpi.
Fiton edhe Bolonja me gol të Xhemailit, teksa Katania dërgon në shtëpi Veronën, duke shënuar dy herë.
Spal dhe Krotone ia dalin të kualifikohen në transfertë, ndërsa Torino shkatërroi me poker Kozencën. Beloti dopietë.