Kupa e Botës mbetet në Europë për të katërtën herë radhazi

Kanë mbetur edhe gjashtë skuadra në garë dhe Botërori 2018 është kthyer në një… Europian. Franca dhe Belgjika siguruan biletën në çerekfinale dhe do të përballen për të përcaktuar se cila prej tyre do të luajë në aktin final.

Në krahun tjetër të tabelës ndodhen Anglia, Suedia, Kroacia dhe Rusia. Një dominim absolut i Kontinentit të Vjetër. Pas dështimit të ekipeve afrikane në fazën e grupeve, erdhi edhe zhgënjimi I skuadrave amerikano-latine në fazën çerekfinale.

Në fillim Uruguaji dhe së fundmi Brazili I dhanë lamtumirën turneut botëror. Kjo bën që për të katërtën herë radhazi, Kupa e Botës të fitohet nga një skuadër europiane. Suksesi I fundit I një skuadre jashtë kontinentit tonë është regjistruar në vitin 2002.

Në turneun e zhvilluar në atë kohë në Korenë e Jugut dhe Japoni, triumfonte “seleçao”, me një brez lojtarësh si Ronaldinjo dhe Ronaldo… “fenomeni”. Më pas erdhën sukseset e Italisë, Spanjës dhe Gjermanisë.

Nga ana e tyre, Franca dhe Anglia shpresojnë të fitojnë titullin e dytë botëror, por nuk duhen nënvlerësuar ekipet e “uritura” dhe të talentuara, ku spikasin Belgjika dhe Kroacia. Zhvillimet më të fundit bëjnë që Kontinenti i Vjetër të kalojë në avantazh përballë Amerikës-Jugore, pas përpara turneut në Rusi ishin në barazim me nga 9 triumfe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *