Kupa e Botës është tërësist e pastër, FIFA nuk gjeti asnjë parregullsi për trukime ndeshjesh

Kupa e Botës është tërësisht e pastër. Grupi i punës i ngritur nga FIFA nuk ka vënë re asnjë parregullsi në ndeshjet e zhvilluara në Katar. Task forca e organizatës më të madhe të futbollit botëror ka studiuar të 64-ta ndeshjet e Kupës së Botës, për të parë nëse kishte shenja për trukime, apo luhatje të pazakonta të basteve.

Por në fund asnjë provë e vetme nuk është gjetur, çka e mban kompeticionin më madhor të futbollit në glob krejtësisht të pastër dhe të papërfshirë nga bota e errët e sportit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *