“Hakmarrja” e Benzemasë zhvillohet në rrjetet sociale, nga veprimi me shokët e skuadrës te mesazhi për Deshampin

Karim Benzema kthehet përsëri në çështje te Franca. Vetëm pak kohë pas fitimit të Topit të Artë, 35-vjeçari përjeton zhgënjimin e madh. Një dëmtim e largon nga grumbullimi i Francës për Kupën e Botës, duke humbur vendin e tij edhe pasi u rikuperua. Megjithëse ishte në gjendje për të luajtur në finale, Deshamp vendosi të mos e thërrasë në ekip.

Megjithatë, trajneri nuk duket të jetë i vetmi problem për të, pasi në media u raportua se lojtarët u gëzuan për largimin e tij. Karim Benzema vendos të “hakmerret“ në rrjetet sociale. Fillimisht, sulmuesi i Realit të Madridit ka hequr nga lista e personave që ndjek gjithë lojtarët e Kombëtares, përveç 5 prej tyre, Mbapesë, Kamavingës, Çuamenit, Varanit dhe Turamit. Ndërkohë së fundmi ka postuar një foto në “Instagram”, ku ka shkruar: “Ajo çfarë është më e rëndësishmja: ‘Disponueshmëria’”. Me shumë mundësi, një mesazh ky për Deshampin, që nuk e mori sërish në skuadër kur ishte i disponueshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online