Shqipëria do të ndeshet të hënën me Skocinë, kundërshtarin tjetër në Ligën e Kombeve. Skuadra nga Mbretëria e Bashkuar ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e djeshme me Belgjikën në shtëpi, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me kuqezinjtë, por ka dështuar totalisht.
Belgjika ka arritur që të marrë një sukses të pastër 0-4 në Gllazgou. Lukaku, Hazard dhe dy golat e Batshuajit i shënuan humbjen më të thellë që nga viti 1973 skocezëve, kur asokohe i mundte Anglia 5-0. Një situatë aspak e mirë në vigjilje të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve.
Trajneri McLeish është në bankën e të akuzuarve dhe stoli ka nisur që t’i lëkundet. Mund të jetë në favor të Shqipërisë ky moment i Skocisë.
Belgjika në anën tjetër edhe një herë tjetër tregoi se gëzon një formë fantastike dhe është pretendente në grupin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=4ve7iPyaJsA