“Kundërshtarët e mi vrapojnë në ring”, Marku ndez duelin e nesërm: Charlton është i ngadaltë për mua

Mbrëmja e nesërme rikthen përsëri në ring Florian Markun. Boksieri shqiptar kërkon të dëshmojë aftësitë e tij në “Wembley“, ku pas asaj padrejtësie në duelin e fundit ka premtuar që këtë herë nuk do e lërë ndeshjen në duart e gjyqtarëve, por do të jetë “konck out“-i ai që do të zgjidhë gjithçka. Në prag të përballjes me Rylan Charlton, Marku ka dhënë një prononcim për “Sky Sport Boxing”, aty ku shprehet se rivali i tij është i ngathët dhe duket i bindur për fitoren.

“Mendoj se është i fortë, por jo më i fortë se mua, kurrë. Mendoj se është shumë i ngadaltë për mua, për stilin tim. Nuk ka teknikë. Nuk mund të tregosh teknikën me dikë që vrapon. Po të shikoni të gjithë kundërshtarët e mi vrapojnë në ring me mua. Askush nuk më qendron afër për të pasur një përleshje. Shpresoj që Rylan (Charlton) të qendrojë aty dhe unë do tregoj aftësitë e mia në boks”, ka thënë Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *