Nuk është shaka, tashmë e thonë edhe brenda FFK-së: Arsen Vengeri do vijë te Kosova

Arsen Venger në pankinën e Kosovës. Në pamje të parë për shumëkënd mund të tingëllojë si një shaka e bukur e shqiptarëve, por në të vërtetë nuk rezulton aspak e tillë. Trajneri i mirënjohur francez me sa duket është dëshira më e madhe e FFK-së për përfaqësuesen dardane.

Tashmë janë edhe burimet pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ato që i konfirmojnë zërat që lidhin ish-teknikun legjendar të Arsenalit me stolin e dardanëve. Presidenti Agim Ademi po mendon për pasardhësin e Bernard Shaland dhe zëvendësuesin e tij e ka të qartë. Gjatë periudhës kur ishte i pranishëm në Katar, kreu i qeverisë kosovare të futbollit ka zhvilluar një takim me Arsen Venger, ku është diskutuar për projektin e Kosovës me të në drejtim të përfaqësueses.

“ ”Po, takimi ka qenë shumë afirmativ dhe ka marrë lëvdata për talentët kosovarë. Është diskutuar për ardhjen e tij te Kosova, por për shkak të pandemisë u përcaktua për një kohë tjetër“, zbulon një burimi brenda FFK-së për “Periskopin“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online