Vetëm një raund ka mbetur nga përfundimi zyrtar i Seria A. Vëmendja kryesore është në fundin e tabelës, aty ku Genoa dhe Lecce luajnë kartën e fundit të mbijetesës. Megjithatë jo më pak e rëndësishme është edhe ndeshja midis Interit dhe Atalantës, që luftojnë për vendin e dytë në kampionat ose siç e quan dhe Conte “më i miri i humbësve”.
Interi dhe Atalanta gjithashtu luftojnë në kompeticionet europiane, përkatësisht Europa League dhe Champions League. Tekniku italian i zikaltërve e quan këtë përballje si test real për gjendjen aktuale të ekipit. Në konferencën për shtyp Conte deklaroi se ndeshja me Atalantën do të tregojë se nëse janë gati për të fituar Europa League.
“Këtë ndeshje e u quaj një nga më të vështirat. Atalanta është një ekip që ka shënuar gati 100 gola, prandaj duhet të kemi një balancë të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit. Duhet ta mbyllim sa më mirë këtë sezon, përpara ndeshjeve të Europa League. Kjo ndeshje do të na tregojë se ku jemi realisht”,- u shpreh Conte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/