Kumbulla, Gjimshiti dhe tani…Hysaj! Reja me dhimbje koke, Shqipërisë i dëmtohet gjithë reparti i mbrojtjes

Kur jemi shumë pak ditë larg ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Shqipëria nuk ka zhvillime positive nga legjionarët. Aktualisht Reja ka të dëmtuar gjithë repartin e mbrojtjes.

Gjimshiti u dëmtua rëndë kundër Milanit dhe i humbi ndeshjet e Kombëtares. Nga krahu tjetër Marash Kumbulla e la ndeshjen e Romës në mesin e pjesës së parë.

Gjithashtu edhe Hysaj nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e sotme të Lacios ndaj Sampdorias, për shkakun e një dëmtimi dhe për të evituar ndalesën e gjatë. Mbetet ende që të shohim zhvillimet që do të vijnë nga Hysaj dhe Kumbulla në ditët e ardhshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *