Kumbulla fut në xhep Belotin dhe fiton në derbin shqiptar të Serisë A, Roma siguron Europa League-n

Roma dhe Torino kanë përfunduar mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tyre për këtë sezon në Serie A. Ndeshja mes tyre ka sjellë edhe një derbi shqiptarësh në fushë, ku Kumbulla ka qenë përballë Berishës. Ishte mbrojtësi i Kombëtares ai që e fitoi duelin me patriotin e tij, teksa Roma mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Torinon në transfertë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të nga Tammy Abraham, i cili dyfishoi shifrat 9 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë verdhekuqtë do të shënonin përsëri në pjesën e dytë të lojës, kur në minutën e 78 Berisha e pëson përsëri nga pika e baedhë e 11 metrave. Por këtë herë autori i golit ishte Lorenzo Pellegrini.

Një paraqitje mjaft pozitive ka qenë ajo e Marash Kumbullës, i cili futi në xhep Belotin. Sulmuesi më i rrezikshëm i Torinos nuk mundi të ishte kërcënues përpara lojtarit shqiptar, që e mbyll ndeshjen me rrjetën e paprekur. Roma shkon kështu në kuotën e 63 pikëve, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për në Europa League, e cila i rrezikohej nga Fiorentina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *