Marash Kumbulla ka fituar më në fund besimin e Zhoze Murinjos. Ky i fundit nuk e mohoi se ishte treguar i ashpër me mbrojtësin shqiptar, që në ndeshjen kundër Kaljarit e veçoi si më të mirin në fushë. Tashmë portugezi ka vendosur ti japë përsëri fanellën e titullarit në sfidën kundër Leçes në Kupën e Italisë.
Ndërkohë kjo mbrëmje do të vendosë përballë njëri-tjetrit dy mbrojtësa të Kombëtares kuqezi. Në njërin krahë do të qendrojë Marash Kumbulla, ndërsa në tjetërin gjendet Kastriot Dermaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/