“Kukureja e futi Jamalin në xhep”, lojtari i Çelsit nuk i kursen ironitë pas fitores së thellë ndaj Barcelonës

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Barcelona u largua me një humbje të thellë 3-0 nga Londra. Çelsi mori 3 pikët përballë katalanasve, çka ka bërë jehonë në mediat sportive europiane. Lamin Jamali u neutralizua me sukses nga Kukureja, duke mos rrezikuar kështu portën e bluve të Londrës.

Pas ndeshjes, lojtarët e Çelsit nuk i kanë kursyer ironitë për talentin e Barcelonës. Robert Sançezi ka deklaruar për “El çiringuiton” se Kukureja e futi Jamalin në xhep në këtë përballje.

“Kukureja e futi Jamalin në xhep. Barcelona favorite për të fituar Ligën e Kampionëve? Shoh veten tonë favorit, jo Barcelonën”, ka deklaruar Robert Sançezi./Sport Ekspres/