Kukësi ka njoftuar një tjetër goditje që është arritur në merkaton e verës. Verilindorët kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian Vitor Fejao Correia da Silva që i është bashkuar zyrtarisht ekipit.
Kështu lojtari në fjalë ka firmosur një kontratë dy vjeçare dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës. Sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur në ekip me ish-futbollistin e Kukësit, Erick Flores, që e ka bindur Vitor Feijao për të ardhur në Shqipëri, ndërsa aventura e fundit i përket Boavistas në Brazil. /Sport Ekspres/