“Ferhan Hasani? Nuk përdoret e njëjta kur sulmon arushën dhe lepurin”! Zyrtari i Maqedonisë së Veriut: Shqiptarët si feniksi, nuk na shmangin dot

Zëdhënës i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari, ka komentuar ndeshjet debutuese e zhvilluara në këtë Europian. Duke folur edhe mbi shqiptarët, ka një krahasim me feniksin që gjithmonë do të rigjenerohemi dhe asnjëherë nuk munden të na shmangin dot pasi do të jemi pjesëmarrjes në Europian dhe Botëror me pjesëmarrësit tanë. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” u përfol edhe për çështjen e Ferhan Hasanit që u largua nga Partizani.

“Mediat na kanë bërë që ne të jemi pjesë integrale e shqiptarëve. Ne jemi një. Pavarësisht se të ndarë, por jemi gjithmonë aty me ndonjë pjesëtar. Jemi bërë si feniksi, nuk kanë sesi të na shmangin. Kur shikoj se ku ka shkuar Ukraina në Europian dhe sesa afër i kemi shkuar ne ndeshjes me Ukrainën për ta barazuar, të vjen ndjenja e keqardhjes. Ku gabuam? Është si të notosh në ujëra që nuk i njeh. Ferhan Hasani largohet nga Partizani?

Nuk dua të shigjetoj njeri. Hasani ka shumë vlera dhe është djal i edukuar. Ka dhënë shumë në të kaluarën te Maqedonia dhe mori minutat e tij. Hasani është një armë shtesë dhe duhet të dish ta përdorësh, nuk përdoret e njëjta për arushën dhe lëpurin. Ndoshta nuk kanë ditur ta menaxhojnë”, ka thënë Zylbehari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online