Kukësi po luan në këto momente ndeshjen e parë miqësore në tokën sllovene ndaj Mariborit. Tekniku Pakult kishte eksperimentuar duke hedhur në fushë disa nga emrat e afruar së fundmi nw merkato duke nisur me Qaqin, Plakun, Zguron, brazilianin Uilliam, por edhe një emër i cili nuk është përfolur më parë. Gazeta mëson se bëhet fjalë për mesfushorin kroat Hrvoje Plum, i cili është aktivizuar në skuadrën e Cibalës në edicionin e fundit. Trajneri Peter Pakult e njeh personalisht 24-vjeçarin dhe me shumë gjasa do të ketë ndërhyrë për ta afruar në skuadër. Lojtari në fjalë është surpriza e Kukësit sot, pasi më parë nuk është lakuar emri i tij. Plum ka qenë titullar i padiskutueshëm me skuadrën e Cibalias, duke u aktivizuar në 30 ndeshje të plota. 24-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës
HT/ Maribor 2-0 Kukësi
Shënues: Kramariç 10′,Tavares 44′ ,
Kukësi: Koliçi, Qaqi, Dzaria, Shameti, Musolli, Ethemi, Ebipi, Plaku, Zguro, Uilliam, Plum. Të gatshëm: Maloku, Peposhi, Shkodra, Joti, Maliqi, Limaj, Selimi, Lumi, Hoxha, Kalaja, Cano, Shpehar, Ndoje. Trajner: Peter Pakult.