Kukësi vihet përballë Fenerbahçes, merkatoja drejt mbylljes

Te Kukësi synojnë që të kompletojnë sa më parë skuadrën, por dy takimet miqësore i kanë dhënë besimin teknikut Pakult se nuk i duhen dhe shumë përforcime. Edhe pse diferenca me Skënderbeun është plot 12 pikë dhe kuksianët i kanë humbur të dyja ndeshjet direkte me korçarët, sërish synohet titulli dhe do të tentohet deri në fund për të ruajtur kurorën.

MERKATO – Para se të hapej merkatoja, verilindorët afruan Maldin Ymerajn, i cili ka firmosur për dy vite. Megjithatë ai ende nuk është prezantuar nga ana e klubit. Goditja e parë ishte Donjet Shkodra dhe më pas u zyrtarizua dhe Irakli Dzaria, si dhe Filip Zhderiç. Dy fitore dhe skuadra duket se funksionon mirë, prurjet janë cilësore dhe kanë një CV mjaft të pasur. Kukësi duket se po kompletohet dalëngadalë dhe reparti i cili ka nevojë për përforcime është ai i sulmit. Sindrit Guri është titullar i padiskutueshëm dhe është lojtari i cili ka më shumë minuta në këmbë. Problem mbetet fakti nuk ka asnjë alternativë tjetër për të, me përjashtim të Bakajt, që po ashtu është një titullar i padiskutueshëm. Largimi i Alijevit duhet kompensuar dhe drejtori Nexhipi po studion me kujdes alternativat, për të mos bërë ndonjë lëvizje të gabuar.

Sot, ndaj Fenerbahçes

Kukësi do të luajë sot miqësoren e fundit në tokën turke. Pas dy fitoreve në ndeshjet e para, kampionët synojnë që të bëjnë mirë dhe në përballjen me gjigantët e Fenerbahçes. Ky takim është planifikuar të zhvillohet në orën 20:00 me orën lokale të Turqisë, që përkon me orën 18:00 këtu në Shqipëri. Kujtojmë që më herët kuksianet kanë arritur që të fitojnë përballë Kajserisporit dhe Bursasporit me rezultatin 1-2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online