Kukësi tenton goditjen e ditës së fundit, drejt firmës me ish-sulmuesin e pafat të Seltikut

Nuk ka fund kërkimi i Kukësit për një sulmues, pas dështimit të operacionit Ide Kolubali, me sulmuesin afrikan që nuk erdhi në mënyrë misterioze, edhe pse para pak ditësh gjeti marrëveshjen me klubin.

Kampionët në fuqi kërkojnë sërish në tregun portugez dhe tashmë kanë piketuar një tjetër gjigant: quhet Amido Balde, është 26 vjeç nga Guinea-Bisau dhe është thuajse 2 metra i gjatë.

Karriera e tij është e jashtëzakonshme për sa u përket emrave dhe kampionateve, sepse e ka nisur në Portugali, ka shkuar në Spanjë, më pas në Belgjikë dhe në sezonin 2012/13 shpërtheu te Guimaraesh në Portugali, me 9 gola në 27 ndeshje kampionati.

E bleu Seltiku për 1.8 milionë euro, por në sezonin 2013/14 luajti vetëm 2 ndeshje si titullar në kampionatin skocez, me 3 gola të shënuar në 400 minuta. Seltik e dha në huazim te Vasland Bevereni në Belgjikë dhe më pas pak muaj tek Hapoeli i Tel Avivit në Izrael, por më pas ia prishi kontratën 4-vjeçare. Një sezon te Metzi në Ligën 2, sërish pak ndeshje në fushë, pak muaj në Angola te Benfika Luanda dhe në sezonin 2016/17 erdhi kthimi në Portugali, tek Maritimo, që në gjysmën e dytë të sezonit e huazoi te Tondela.

Ende nën kontratë me Maritimon, Balde ka zbuluar se nuk paguhet prej muajit mars 2017, pasi Maritimo zbuloi se sulmuesi kishte një problem me mushkëritë

Para një muaji Balde zbuloi se mbijetonte falë parave të fituara te Seltiku: “Nuk paguhem prej 10 muajsh, më thonë që nuk paguhem sepse nuk luaj. Kam pasur probleme shëndetësore dhe nuk kam mundur të luaj, ndaj është dashur të marr para nga sigurimet shëndetësore. Kam mbijetuar vetëm falë parave të fituara kur isha te Seltiku, si dhe më ka ndihmuar Shoqata e Futbollistëve. Jam shumë më mirë tani dhe testet kanë treguar se nuk kam më mpiksje gjaku”.

I pafati Balde mund të ketë një shans te Kukësi, ku duan sulmues me urgjencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online