Barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri” me Kukësit dhe Luftëtarit, në një ndeshje pa presion, ku të dyja skuadrat treguan forcën e tyre. Kukësi merr një pikë me shumë vlerë, pasi përmbush objektivin sezonal, duke siguruar matematikisht vendin e dytë. Luftëtari në anën tjetër mban vendin e tretë si dhe i sheh ndjekësit e Laçit dhe Partizanit 3 pikë larg. Një ndeshje e bukur dhe me raste, por me dy fytyra. Në pjesën e parë Kukësi ishte dominues absolut, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës me anë të Irakli Dzarias. Në pjesën e dytë Kukësi e uli ritmin dhe Luftëtari nuk neglizhoi aspak, duke barazuar me anë të golave të Lamçes dhe Xhekson. Nga një pikë që i kënaq të dyja skuadrat.
Kukësi 2-2 Luftëtari
Shënues: Dzaria 13?, 37’/ Lamçja 55?, Xhekosn 77?
GOLAT
13? – Pas një harkimi nga e djathta, Guri ul për Dzarian, gjeorgjiani kontrollon dhe me pak fat brenda zone dhe më pas godet fort, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit mik.
37? – Aksion i gjatë i vendasve, Zhderiç harkon për Ethemin, me tetovarin që uli bukur për Dzarian, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë të shënojë nga fare pranë portës.
55? – Kombinimi bukur mes Rapos, Shkurtajt dhe Lamçes, me këtë të fundit që i vetëm me Koliçin ngushton diferencën.
77? – Pas një hrakimi nga e djathta, Xhekosn del i lirë në krahun tjetër dhe me një goditje të fortë gjen golin e barazimit.
Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria (Imami 40?), Idrizi, Shkodra, Ethemi (Ebipi 66?), Guri (Balde 46?). Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koci, Peposhi, Joti, Koldashi.
Luftëtari: Athanasopulos, Lamçja (Abazaj 58?), Aleksi, Rapa, Rapo, Beqiri (Demo 31?), Ramadani, Xhekson, Jakovljeviç (Liçaj 18?), Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Minga, Ziaj.