Kukësi si Napoli në 2014-n, braktis stadiumin!

0

Humbja i ka djegur dhe shumë madje. Aq sa, përveç Milinkoviçit, trajnerit serb, që foli për mediet, askush s’ka dalë përpara gazetarëve, duke u larguar nga stadiumi “Selman Stermasi” në heshtje dhe me shpejtësi. Një dush, rrobat dhe menjëherë arratisja, pa marrë pjesë në ceremoni dhe duke mos pranuar të dilte më në fushë. Njësoj si Napoli, që në 2014-n, në Superkupën e Dohës, u largua nga stadiumi, madje duke mos pranuar as edhe medaljen e argjendtë, pasi u mund nga Juventusi, në një ndeshje të kontestuar.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.