Kukësi sfidon Valetën, kualifikimi shoqërohet me premio

Kukësi do të ndeshet me Valetën në raundin e parë kualifikues të Champions League-s. Në Kukës besojnë shumë se ky mund të jetë edicioni i tyre për të realizuar ëndrrën e madhe për të arritur në grupet e një eventi madhor ndërkombëtar për klube.

Verilindorët kanë një kundërshtar në letër të kalueshëm, megjithatë e dinë mirë se nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi do të ishte një gabim shumë i madh që mund t’u kushtojë shtrenjtë. Blutë janë pjesëmarrës të rregullt në arenën ndërkombëtare dhe për të dytin vit luajnë në Champions.

Kukësi ka treguar se di si kalohen turet, por dhe presidenti Safet Gjici gjithnjë është mundur që t’i shpërblejë të besuarit e tij sa herë që kanë ardhur rezultatet.

“Sport Ekspres” mëson se numri 1 i kubit kuksian po mendon dhe për shpërblimin që do të akordojë në rast kualifikimi. Shuma që pritet të akordohet për raundin parë pritet që të jetë 100 mijë euro. Një shifër që Gjici e ka akorduar në jo pak raste në të shkuarën.

Edhe këtë vit Gjici nuk pritet që të kursehet, por në të tilla raste ia lë në dorë skuadrës shifrën, pasi meraku i tij i madh është vetëm që të arrihet objektivi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *