Kampion në fuqi i Superligës, duket se këtë vit Kukësi vuan kryesisht në takimet me ekipet rivale (Partizani kështu quhej në fillim të sezonit dhe vazhdon të mbetet një ekip i ndërtuar për kreun, përpos rezultateve). Dhe, rezultatet e konfirmojnë plotësisht. Asnjë fitore në katër ndeshje përballë Skënderbeut dhe Partizanit, por edhe një barazim me Flamurtarin dhe vetëm një fitore e vuajtur ndaj Kamzës (që në fushën e saj i mori barazim). Pra nëse i shtohen ekipet që janë duke shkëlqyer deri tani, verilindorët kanë zhgënjyer totalisht. Sepse, në plot 7 ndeshje përballë Skënderbeut, Partizanit, Kamzës dhe Flamurtarit, ka marrë vetëm 6 pikë nga 21 të mundshme. Pra, më pak se sa gjysma. Madje, për t’u theksuar fakti se në dy ndeshje ka parë t’i përmbysin disavantazhin. Ndaj Partizanit, në Kukës, teksa kryesonte 1-0 dhe u mund 1-2. Ndaj Kamzës jashtë fushe, teksa kryesonte dhe u përmbys nga dy gola të Plakut, edhe pse në fund barazoi. Edicionin e shkuar me Ernest Gjokën në stol, Kukësi përballë dy pretendentëve për titull Partizanit dhe Kukësit, në dy fazat e para arrinte që të merrte 8 pikë në katër ndeshje, teksa arrinte të fitonte dy ndeshjet në shtëpi dhe të barazonte dy në transfertë.
Ndeshjet “big”
Partizani-Kukësi 0-0
Kukësi-Partizani 1-2
Kukësi-Skënderbeu 1-2
Skënderbeu-Kukësi 2-1
Kukësi-Kamza 1-0
Kamza-Kukësi 2-2
Flamurtari-Kukësi 1-1