Kukësi është një nga klubet që në Shqipëri vitet e fundit ka shpenzuar më së shumti në lojtar dhe staf, në mënyrë që të jetë i suksesshëm. Deri më tani gjërat kanë shkuar mirë, pasi ka provuar të fitojë titullin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Pra çdo trofe të mundshëm. A po, mos të harrojmë edhe Kupën Pavarësia.
Veç kësaj, në klub mendojnë edhe për imazhin. Sigurisht që ka punë për t’u bërë ende, pasi në aspektin e marketingut lihet për të dëshiruar. Përgjithësisht reklamohen vetëm bizneset e presidenti Gjici dhe nuk është se ka ndonjë sposnor tjetër. Gjithsesi kjo është çështje tjetër.
Së fundmi klubi verilindor ka rikthyer online uebin zyrtar. “Fk-Kukësi.al” tanimë rihapet normalisht pas një periudhe jashtë funksionit. “Instant.al Digital Agency”, që mirëmban edhe “SportEkspres.al”, ka risjellë në “jetë” faqen zyrtare të verilindorëve, ku mund të gjenden informacionet të përgjithshme e të përditshme rreth klubit të Kukësit.