Zyrtarisht, hetimi mbi Kukësin në Austri është mbyllur. Pas muajsh të tërë ankthi, tashmë në zyrat e Kukësit ka mbërritur edhe dokumenti zyrtar që konfirmon se gjithçka ka marrë fund. Asnjë provë që përfshin Kukësin në ndonjë tentativë manipulimi në miqësoret verore, ky është vendimi final.
Sportradar kishte sinjalizuar autoritetet austriake për fluks anormal bastesh shumë në Kukësi-Dinamo e Moskës dhe aty nisi hetimi, me konfiskimin e telefonave para udhëtimit për në Moldavi, për ndeshjen kundër Sherifit.
Ndërkaq, Federbet akuzoi nëpërmjet faqes së vet në Facebook dhe Kukësi paralajmëroi padi, për shpifje. Tani mbetet për t’u parë si do të shkojë historia e gjyqit me Federbetin, edhe pse ka pak gjasa që të ketë ndonjë zhvillim madhor.
FK KUKËSI, nuk është përfshirë në asnjë manipulim, apo aferë korruptive në paravendosjen , apo trukimin e ndeshjeve miqësore gjatë fazës përgatitore në verën e këtij viti në Austri, ku ka qëndruar nga data 23 qershor deri më 13 korrik.
Ky përfundim vjen dhe pas hetimit disa mujor të Prokurorisë së Innsbruckut në Austri. Zyra e Prokurorit Publik dhe Prokurori
Mag. Florian Oberofer, dhe avokatët, kanë sjellë pranë zyrës juridike të klubit gjithë rapoprtin e detajuar për 11 lojtarët dhe 2 drejtuesit e ekipit , që u morën në pyetje në rajonin e policisë pranë “ Hotel Butique Hein”, ku ekipi kishte mbërritur pas 6 orëve udhëtim me autobus nga Salzburgu.
Kukësi, në faqen e vet zyrtare, ka përmbledhur gjithë historinë e kësaj vere dhe paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore:
Pasi në marrë në pyetje pjesëtarët e ekipit dhe u janë marrë dhe telefonët, ku ekspërtët e policisë kanë bërë hetimet e duhura në raport thuhet qartë se Protokollet ne Zyrën Federale të Policisë Kriminale , nuk vërtetojnë manipulimi të qëllimshëm lojës dhe rëzultatit të saj.
Hetimi u ngrit në bazë të një padie që bëri kompania e basteve ”Sportradar “, në ndeshjen miqësore ndaj Dinamos së Moskës, luajtur në Jenbach, më 4 korrik 2017, ku rusët fituan 6 me 0.
Kjo vërteton katërcipërisht ato cafrë ka bërë në fakt klubi ynë gjatë përfaqësimeve në ndeshjet jashtë dhe brenda , ku ka qenë model i lojës së nderëshme dhe i fair – paly.Theksojmë se dhe në një ndeshje më parë kompania tjetër “Federbet”, hodhi në media dyshime, por që më pas kërkoi ndjesë.
Duhtë veçuar dhe një fakt jetër se prokurorirët dhe ekspërtët e policisë kriminale në Vienë , kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjesëtarët e ekipit tonë, për mëse 8 orë të qëndrimit në polici dhe marrjes në pyetje. Ky presion i paparë dhe i paargumentuar u bë pikërisht 2 ditë para ndeshjes në Champion League me Sherif Tiraspol në Moldavi.
Lojtarët nuk u lanë as të futen në dhoma për të lënë bagazhet dhe as për të pirë ujë, por u morën direkt nga autobusi në polici.Ne mendojmë se qëllimisht u bë kjo padi dhe nga kundërshtarë tanë me qëllim njollosjen e emrit të mirë që Kukësi ka në Shqipëri dhe Europe.Ne falederojmë gjithë ata që na besuan dhe besojnë tek loja jonë, duke mos harruar dhe përkushtimin e drejtuesve të klubit, Ambasadorit tonë në Vienë, dhe profesionalizmin e avokatëve të çështjes. Kukësi do të vijojën rrugën e ndershme në futboll dhe në nxjerrjen në dritë të vërtetave dhe në rrugë ligjore do kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për ata që hedhin baltë mbi djersën dhe mundin tonë”.